Talenti kosovar, Meritan Shabani, ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve për skuadrën Bayern Munich ndaj Ajaxit (ekipi i rinjve), shkruan Insporti.com. Meritan Shabani vazhdon të shkëlqej te të rinjtë e Bayern Munich. Mesfushori 19 vjeçar ka arritur të shënoi në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e të rinjve mes Bayern Munich U19 dhe Ajax 19, e cila përfundoi barazim 2:2. Shabani shënoi në minutën e 72’ të ndeshjes për të kaluar Bayernin në epërsi prej 2:1, por mysafirët nga Holanda ia dolën që në fund të ndeshjes të barazojnë në 2:2.