Mesfushori i Bayern Munchen, Meritan Shabani me shumë gjasë nuk do ta vazhdojë aventurën në ‘Allianz Arena’. E përditshmja gjermane Bild raporton se Shabani ka gjetur akordin me holandezët e Ajax Amsterdam, përcjell Periskopi. Ajaxi dëshiron transferimin e 19 vjeçarit qysh në këtë merkato, me ‘Bavarezët’ që mund ta konsiderojnë shitjet e talentit për shkak të konkurencës në repartin e mesfushës.
Ish-kampioni i Eredivisie njihet për prodhimin e talentëve dhe ndoshta për Shabanin do të ishte një hap i madh në karrierën e tij transferimi atje. Kujtojmë se Meritan Shabani mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë aktualisht.