Shkup, 15 nëmntor – Drejtori i NP Higjiena komunale – Shkup, Abdusamed Shabani, sot u takua me fituesin e çmimit të pare në turnirin “Gongu i artë 2019”, boksierin e ri, Jasin Lama, njofton KOHA.
Lama u nderua me mirënjohjen boksieri më i mirë në edicionin e 50–të të turnirit ndërkombëtarë të boksit që u mbajt gjatë fundjavës së kaluar në Shkup.
“Çdoherë do të jem këtu për sportistët e rinj dhe maksimalisht do t’i mbështes në çdo mënyrë, Jasinit i dëshiroj që të fitojë çmime të tjera dhe të arrij shumë suksese në fushën e boksit”, tha drejtori Shabani. (koha.mk)