SHABAN OSMANI: Baza e një trupi të shëndetshëm është ushqimi (FOTO)

Lirisht mund të thuhet se është një nga kampionët dhe profesionistët e kësaj fushe. Fitnesi dhe Bodybildingu kërkojnë shumë mund dhe sakrificë, por Shaban Osmani ka arritur deri në majat e sukseseve. Ai vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA së bashku me këshillat për të gjithë ata që duan të kenë një trup të shëndoshë dhe në formë

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: E dimë se ushtrimet fizike janë të ndara në dy grupe: me peshë të trupit dhe me peshëngritje (tega), a mund të na tregoni cila nga këto është më efektive?

Edhe me peshë të trupit edhe me pajisje të fitnesit ose tega të dy llojet e kanë rëndësinë dhe efektin e vet varet prej individit se çfarë synimi ka me peshë të trupit zakonisht ushtrojnë sportistët boksera, kickboksera, basketbollistë etj, ndërsa me pajisje të firtnesit me tega ushtrojnë njerëz që duan të humbin peshë dhe të jenë më të shëndetshëm fizikisht.

KOHA: A do të thotë se për ndërtim më të shpejtë të muskujve dhe definim të tyre, është më mirë të ushtrohet me peshë trupore?

Definimi i muskujve bëhet me dietë të shëndetshme, ushqim të shëndetshëm dhe kardio, mirëpo një fillestarë nuk mund të fillojë stërvitjet menjëherë me peshë trupore pasi duhet një përgatitje më e gjatë të ushtrohet me peshë trupore.

KOHA: Kemi dëgjuar shprehjen se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë e jo në palestër, a mund të na tregoni si trajner fitnesi profesionist, sa e vërtetë është kjo thënie?

Kjo është shumë e vërtetë, por pa një dietë dhe ushqim të shëndetshëm nuk mund të kemi muskujt e barkut, baza e një trupi të ndërtuar është ushqimi.

KOHA: Çfarë ushtrimesh apo ushqimesh do t’u këshillonit personave të cilët duan trup të definuar?

Gjithçka është e mundur për tre apo katër muaj mund të kemi muskuj barku por vetëm duhet të kemi një disiplinë dhe brenda kësaj periudhe varet prej peshës së individit, sepse nëse është mbipeshë normal që shkon më gjatë kohë…

KOHA: Cila është më e preferueshme gjatë ushtrimeve fizike: uji apo lëngjet e ndryshme?

Ushtrimet duhet të ndahen në grupe të caktuara si kardio pas ushtrimeve, gjatë fitnesit është e domosdoshme të konsumohet ujë.

KOHA: Duke marrë parasysh se jeni shumë aktiv edhe online dhe të hapur për personat të cilët kërkojnë këshilla rreth kësaj fushe, sipas eksperiencës me këta persona, a mund të na tregoni cili është gabimi më i shpeshtë që bëhet nga fillestarët?

Gabimi më i shpeshtë te fillestarët është se fillojnë me pasha të rënda e vinë deri tek lëndimet, janë euforik e pastaj bezdisen shpejtë nga fitnesi.

KOHA: A mund të bëhet shkrirja e yndyrës apo humbja e peshës edhe pa inkuadrimin e makinave kardiovaskulare në program?

Mund të shkrihet yndyra edhe pa kardio, por procesi është më i ngadalshëm, gjithashtu ushtrimet kardio ndihmojnë në shumë gjëra tjera jo vetëm në shkrirjen e yndyrës.