Shkup, 15 prill – Në tremujorin e parë të këtij viti SHA Elektranat e Maqedonisë kanë prodhuar gjithsej 1132,2 gigavat- orë energji elektrike, nga të cilat hidrocentralet kanë prodhuar 420,8 gigavat-orë, termocentralet 687,7, ndërsa Parku i erës Bogdanci 23,8 gigavat, kumtoi drejtori i SHA ELEM Dragan Minovski. Teprica e energjisë elektrike nga puna maksimale e hidrocentraleve do të shitet.
“Prodhojmë aq sa ka nevojë për shfrytëzuesit tarifor, ndërsa energjinë elektrike të cilën e kursyem me amvisëritë, puna me përgjegjësi dhe profesionale, javën e ardhshme do ta ofrojmë për shitje në tregun e lirë me çka do të realizojmë fitim për kompaninë dhe për shtetin. Kjo do të jetë shitja e parë e energjisë elektrike nga SHA ELEM pas vitit 2016”, tha Minovski.
Theksoi se në koordinim me Qendrën për menaxhim të krizave e kanë planifikuar me kujdes hyrjen në rezervuarët të cilat për shkak të reshjeve të mëdha dhe shkrirjes së borës në fillim të pranverës shpejtë dhe në sasi të mëdha u mbushën. Me përpjekje maksimale, tha, e kanë mbajtur nivelin edhe të Liqenit të Ohrit edhe pas rrjedhës së Drinit dhe në rezervuarët e ELEM-it, me qëllim që të mos u shkaktohet dëm vendbanimeve përreth.
“Dëmi i objekteve hotelierike në Ohër është nga moti i keq i cili e kaploi rajonin e Ohrit, nga shpejtësia e erës e cila në momente të caktuara frynte edhe me 100 kilometra në orë dhe kishte stuhi prej 1,5 deri në dy metra. Niveli i Liqenit të Ohrit nuk shkaktoi asnjë dëm në objektet hotelierike përreth. E gjithë kjo ishte koordinuar së bashku me Qendrën për menaxhim të krizave dhe gjithçka bëmë të mos u shkaktojmë dëme as qytetarëve të Ohrit dhe Strugës, e as vendbanimeve përgjatë rrjedhës së Drinit”, tha Minovski sot në konferencën për media.