Shkup, 29 maj – SHA ELEM janë të vetëdijshëm për gjendjen me Liqenin e Ohrit dhe ndërmerren të gjitha masat që të zvogëlohet niveli i ujit.
Hidroelektranat e SHA ELEM për momentin, por edhe për një kohë të gjatë janë duke punuar me kapacitet maksimal.
Vlerësimet e ELEM janë se në afat prej një muaji niveli i liqenit do të bie nën 693.75 metra, që është kuotë e lejuar për një vit me ujëra më të lartë, siç ishte ky vit, thonë prej atje.
Nga SHA ELEM thonë se për momentin rrjedhat e ujërave janë duke ui qetësuar dhe ngadalësuar dhe se tashmë krijohen kushte për zvogëlim më të dukshëm të kuotës.
Banorët dhe hotelierët e Ohrit sot kërkuan zvogëlim urgjent të nivelit të ujit të Liqenit të Ohrit, në të kundërtën u kërcënuan me masa juridike.