Shkup, 17 nëntor – Shtëpia Botuese Shkupi në frymën e festave të nëntorit, Ditës së Alfabetit që është më 22 nëntor dhe Ditës së Flamurit që është më 28 nëntor, sot në Komunën e Çairit do të promovojë shtatë libra.
Promovimi i shtatë librave nga letërsia shqiptare do të mbahet gjatë periudhës kohore 13:00-14:00 në Sallën e Kuqe të Komunës së Çairit në Shkup. Librat që do të promovohen janë botuar gjatë dy vjetëve të fundit nga Shtëpia Botuese Shkupi.
Do të promovohen librat (titull/autor):
1. “Kronisti i fundit në qytetin e konzujve”, autor Qenan Hasani
Për librin do të flasë: Daut Dauti
2. “Pallë kritike mbi qepallën agonike”, autor Fadil Curri
Për librin do të flasë: Rexhep Bajrami
3. “Letër bijave të mia” dhe “Letra shpirti”, autor Zekerija Idrizi
Për librin do të flasë: Fadil Curri
4. “Nga panairi në panair”, autor Rahim Dauti
5. “Tinguj vargjesh”, autor Semine Hasani
Për librin do të flasë: Rrahim Ganiu
6. “Syri i keq”, autor Daut Dauti
Për librin do të flasë: Halil Zendeli
Ky promovim mbahet në kuadër të aktivitetit kulturor “Vala e re kulturore” e cila financohet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë në organizim të Shtëpisë Botuese “Shkupi”.