Këto mund të jenë ndër modelet më të çuditshme që keni parë në një pasarelë, pasi u shfaqën me tre gjinj.
Dy modelet, të cilat tregonin tre gjinj poshtë bluzave “crop-top”, sfiluan për markën GCDS të shtunën, gjatë Javës së Modës në Milano.
Mos u shqetësoni, sepse gjoksi i tyre i mesit nuk ishte i vërtetë, por fals dhe i frymëzuar nga filmi “Total Recall”.
Ato sollën në kujtesë një skenë nga filmi i vitit 1990, ku Lycia Naff luan rolin e një prostitute që ka tre gjinj. Modelet me 3 gjokse u prezantuan të atilla në sfilatë për të treguar temën e markës rreth një të ardhme të padëshiruar.Koleksioni përfshinte veshje me ngjyra neoni ose metalizato, si dhe elementë fanta-shkencor apo të frymëzuar nga filmat e animuar. Marka italiane GCDS, e cila ka në thelb shprehjen “Zoti nuk mund t’i shkatërroj veshjet e rrugës”, është themeluar nga vëllezërit Giuliano dhe Giordano Calza në 2015-n.