Racizmi godet sërish, por merr një përgjigje po aq të fortë sa një fitore në finalen e Champions League… Luhet Dijon-Amiens dhe kapiteni i ekipit mik, Prince Gouano, nuk duron më fyerjet raciste dhe gjestet e majmunit që një tifoz vendas i drejtonte.
Kështu, ndalon lojën dhe tregon me gisht ku ndodhet tifozi, duke i shkuar dhe duke i kërkuar llogari për motivin pse duhej të sillej në atë mënyrë… “Jemi të gjithë të njëjtë dhe këto njerëz nuk kanë të bëjnë me futbollin”, u shpreh lojtari në fund të ndeshjes. Tifozi i gjetur edhe nga forcat e sigurisw do të procedohet dhe vështirë se do të shohë më stadiumin. Një episod ky që është i disati që ndodh në Francë, por lojtari mik, këtë herë, nuk mundi të heshte.