Shkup, 15 mars – Miratimi Ligjit për gjuhët duket të jetë vetëm njëra nga sfidat kryesore të avancimit të gjuhës shqipe në gjuhë zyrtare, por zbatimi i saj dhe fillimisht hyrja në fuqi pritet të hap sfida të reja. I pritshëm është mosnënshkrimi i Ligjit nga presidenti Gjorgje Ivanov siç lajmëroi vet ai në profilin e tij në Facebook menjëherë pasi u votua Ligji për gjuhët. Më pas, Qeveria pritët ta dërgoj Ligjin për të marrë mendim në Komisionin e Venecias, nëse është në pajtim me Kushtetutën e vendit, e që pastaj të fillojë zbatimi përmes krijimit të Agjencisë për përkthyes dhe formimin e Inspektoratit shtetëror që do të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit dhe shkeljet eventuale nga personat fizik dhe ata juridik. Kur jemi tek presidenti, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani tha se presidenti Ivanov është i obliguar ta nënshkruaj Ligjin konform dispozitave kushtetuese… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)