Shkup, 18 gusht – Njohësit e çështjeve juridike konsiderojnë se zvarritja e zbardhjes së aferës “Zhvatja” dëmton në masë madhe Qeverinë. Sipas tyre, kjo gjendej po ashtu pamundëson arritjen e një marrëveshjeje mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Themelore Publike dhe me këtë edhe zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale. Rasti “Zhvatja” ka të bëjë me zhvatjen e 1.5 milion eurove nga një afarist, në këmbim që ai të ndihmohet që të bllokohen rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike.
Sipas ekspertëve, në Maqedoninë e Veriut ka prokurorë që me punën e tyre kanë dëshmuar se janë të ndershëm dhe kanë kapacitet për ta luftuar krimin në nivel të lartë, por sipas tyre, këta prokurorë nuk duhet të pengohen në punën e tyre. “Duhet më shumë presion nga ana e opinionit publik që Prokuroria të angazhohet maksimalisht që të zgjidhë rastin ‘Zhvatja’. Unë kam besim se në këtë institucion ka njerëz profesionistë, të cilët duhet të inkurajohen ta bëjnë punën dhe të njëjtit të mos bllokohen nga influenca e politikës”, thotë njohësi i çështjeve juridike, Gordan Kallajxhiev… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)