Gianluigi Buffon ka deklaruar se ai do të dalë në pension në fund të sezonit, me përjashtimin nëse fiton Champions League me Juventus. Portieri legjendar ka në plan të pensionohet në fund të Kupës së Botës, por mund të luajë si një rezervë për një vit tjetër dhe t’i shtojë kabinetit të tij të trofeve Kupën e Botës për Klube, nëse Juve triumfon në Europë.
“Nuk ka asnjë mundësi që unë të ndryshojë mendjen dhe jam i bindur për zgjedhjet që kam bërë,” shprehet Buffon për Sky.
“Jam një njeri i qetë dhe nuk merakosem për të ardhmen. Por nëse fitojmë Champions League, atëherë po, do të qëndroj për të fituar Kupën e Botës për Klube. Mbase Szczesny mund të luajë një ndeshje, dhe unë tjetrën, nuk e di.”
“Por mendoj se me një portier si ai pas meje, është normale që unë do të largohem në fund të sezonit.”