Ajax dhe 100.000 tifozë të tij festuan titullin kampion dhe Kupën e Holandës, në këtë edicion. Një sukses i dyfishtë kombëtar, që u shoqërua me paraqitjen mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, ku “fëmijët e tmerrshëm” shkuan deri në gjysmëfinale. “Viktima” të “nipërve të Cruyff” u bënë as më pak dhe as më shumë, por gjigantë të tillë si Real Madridi e Juventus, ndër të tjerë, në kompeticionin madhor kontinental për klubet.
Taaaaadic on fireee! 🔥
As always.#nummer34 pic.twitter.com/cRsUc7uaOQ
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 16, 2019
Pra, një edicion për t’u vënë në kornizë, që meritonte të festohej në mënyrë të çmendur, të shfrenuar. Të gjithë mbanin numrin 34 në fanella, si domethënie e titullit të 34-t të klubit. Në një moment policia i nxiti njerëzit që planifikonin të udhëtonin në këto festime për të qëndruar në shtëpi, sepse zona ishte e mbushur plot e përplot me tifozë të Ajax, me mbi 100 mijë të tillë.
❤️❤️❤️#nummer34 #StayStrongAppie pic.twitter.com/LM4Y99SQZy
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 16, 2019
90 minuten lang…👀#nummer34 pic.twitter.com/zQC8PZ8ZjJ
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 16, 2019