Ka nisur sot sezoni i ri i Kampionatit Amerikan të Futbollit (MLS) dhe që në javën e parë ka shkëlqyer sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic. 37-vjeçari ka realizuar golin e fitores në suksesin 2-1 që skuadra e tij e LA Galaxy arriti ndaj Chicago Fire, ndeshje e luajtur në Los Anxhelos.
Një gol “normal” ky i Zlatan, por që ka rëndësi, pasi u shënua 10 minuta nga fundi. Në fillim ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, në minutën e 49-të (shënoi Sapong). Por shpejt vjen rikuperimi i Galaxy, që barazon shifrat me Steres në minutën e 68-të.
Më pas, në minutën e 80-të vjen goli me kokë i Ibrahimovic, që përfiton nga një “rebound”, pasi fillimisht topi goditi traversën e portës kundërshtare e më pas Zlatan e dërgoi atë në rrjetë. Kështu, suedezi tregoi se edhe këtë sezon do të vijojë të befasojë me paraqitjet e tij, ku synon titullin kampion.
https://www.youtube.com/watch?v=uzxO3sjft3o