Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit. Media pranë klubit kampion të Europës “Liverpool Echo” raporton se futbollisti i Zvicrës mund të vendosë t’i japë lamtumirën “Anfild Roudit” për shkak se dëmtimeve afatgjata në këtë sezon si dhe mundësië që Liverpuli të blejë gjatë verës dy emrat e spikatur të futbollit gjerman dhe europian Xhejdon Sanço dhe Timo Verner.
Shaqiri u dëmtua në kofshë në shtator të vitit të kaluar dhe u kthye në muajin nëntor dhe sërish u detyrua të qëndrojë larg fushave për shkak të dëmtimit në pulpë e këmbës.
Ndryshe nga sezoni i kaluar ku kontruboi në vazhdimin deri në fund të luftës për titullin kampion dhe fitoren e Ligës së Kampioneve, këtë sezon Shaqiri e ka patur të pamundur të japë kontribut thelbësor në rezultatet e mëdha të Liverpulit.
Gjatë janarit, trajneri i Liverpulit Jurgen Klop bllokoi huazimin e tij.