Kim Cattrall, e cila luajti anëtaren e katërt të grupit të tyre shoqëror, të famshmen Samantha Jones, duke qenë se është grindur me Sarah Jessica Parker, përjashtoi një rikthim për një film të tretë të mundshëm. Ky detaj bëri që fansat të pyesnin nëse Samantha do të zëvendësohej
Rikthimi i serialit të famshëm “Sex and the City” po përmbyll audicionet e kastit të aktorëve. Në datë nëntë qershor, “HBO Max” njoftoi se katër aktoret kryesore të serialit po rikthehen për serinë e ribashkimit, të titulluar “And Just Like That”. Në njoftimin e fundit, platforma gjigande e transmetimit zbuloi se seriali po mirëpret disa nga meshkujt më të rëndësishëm për personazhin e Carrie, të luajtur nga (Sarah Jessica Parker), Miranda (Cynthia Nixon) dhe Charlotte (Kristin Davis). Ndërsa aktori David Eigenberg do të përsërisë rolin e tij si Steve Brady, burri i Mirandës dhe babai i djalit të saj. Dhe personazhi i Steve nuk është mashkulli i vetëm që kthehet pasi Evan Handler do të përsërisë rolin e Harry Goldenblatt, burrit të Charlotte dhe babait të dy vajzave të saj.
Por nuk mund të themi se jemi plotësisht të befasuar nga shtimi i David dhe Evan në kast. Pse ndodh kjo? Si fillim, ndryshimi i kastit vjen më pak se një muaj pasi u zbulua se aktori Chris Noth do të jetë pa më të voglin dyshim në episodin e “Sex in the City”. Pra, nuk mund të mos pyesnim veten për burrat e tjerë. Megjithatë, nuk janë vetëm bashkëshortët e personazheve kryesore që do të shohim tek episodi “And Just Like That”. Krahas konfirmimit që David dhe Evan po rikthehen, u konfirmua që aktori Mario Cantone dhe Willie Garson do të përsëritin rolet e tyre si çifti Anthony Marentino dhe Stanford Blatch. Kur episodi “And Just Like That” u njoftua në muajin Janar, u konfirmua që Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon do të përsëritnin personazhet e tyre përkatësisht Carrie Bradshaw, Charlotte York Goldenblatt dhe Miranda Hobbes.
Producenti ekzekutiv i serialit origjinal Michael Patrick King, po kthehet gjithashtu për kapitullin e ardhshëm të “Sex and the City”. Kim Cattrall, e cila luajti anëtaren e katërt të grupit të tyre shoqëror, të famshmen Samantha Jones, duke qenë se është grindur me Sarah Jessica Parker, përjashtoi një rikthim për një film të tretë të mundshëm. Ky detaj bëri që fansat të pyesnin nëse Samantha do të zëvendësohej. Parker konfirmoi në “Instagram” se: “Samantha nuk është pjesë e kësaj historie. Por ajo do të jetë gjithmonë pjesë e jona. Pavarësisht se ku jemi ose çfarë bëjmë”. Sipas një njoftimi për shtyp nga “HBO Max”, episodi “And Just Like That”, do të ndjekë Carrie, Miranda dhe Charlotte në vitet e tyre të miqësisë. Dhe ndërsa një datë zyrtare e premierës ende nuk është njoftuar, rrjeti vuri në dukje se do jenë 10 episode me nga gjysmë dhe janë planifikuar të fillojnë prodhimin në New York në fund të pranverës.