Sevilla nuk ndalet në merkato. Pasi afroi mbrojtësin Wobber nga Ajaxi dhe sulmuesin Munir El Haddadi nga Barcelona, andaluzët mendojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Spanjollët kanë prenotuar vizitat mjekësore për sulmuesin e Salzburgut, Munas Dabbur, i cili do të transferohet në verë në Spanjë.
Sulmuesi izraelit pëlqehej edhe nga Liverpooli, por duket se Sevilla ka përshpejtuar tratativat për transferimin e tij. 26-vjeçari është golashënuesi më i mirë në Europa League deri tani, me 6 gola dhe kryeson renditjen e golashënuesve edhe në Kampionatin Austriak me 9 gola.