Sevilla ka një “përbindësh” në klub. Ekipi i U-12 të spanjollëve ka dhe përjashtime të lezetshme, pasi një nga fëmijët e kësaj skuadre është kthyer në lajmin e ditës në Spanjë.
Futbollisti me numrin 10 duket se është shumë i fortë për bashkëmoshatarët e tij. Fotoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ndërsa klubi i është përgjigjur një komentuesi që pyeste se me çfarë i ushqejnë për t’u zhvilluar kaq shumë.
Sevilla i është mjaftuar me një shaka: “Sekreti i klubit!”. Nuk janë të pakta rastet që kundërshtarët kërkojnë mjetin e identifikimit për fëmijën shtatlartë.