Skuadra nga La Liga, Sevilla ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, kilianin Alexis Sanchez. Mediumet në Itali kanë raportuar se Interi është i gatshëm ta lë të lirë Sanchezin dhe është në pritje të një oferte zyrtare.
Te Sevilla po besojnë së mund ta transferojnë Sanchezin për dhjetë milionë euro, pasi sulmuesi kilian nuk bën pjesë në planet e klubit nga Serie A për sezonin e ardhshëm.
Sanchez në edicionin 2020/21, në të cilin Interi e fitoi titullin e kampionit, ka pasur minutazhë të limituar në ekip.
Ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat. 32-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Arsenali, Barcelona e Udinese.