Sevilla në vend të Bilbaos

25

UEFA ka marë qytetit të Bilbaos, të drejtën e organizimit të sfidave të “EURO 2020”, pasi që kjo e fundit nuk mund të përmbush masat të kërkuara sanitare.

Shtëpia e Futbollit kishte kërkuar që 60 për qind të qytetit organizator të kenë të pranuar vaksinën Anti-Covid, ose të kenë për qindjen e personave të hospitalizuar dhe të prekur me “Covid 19”, të jetë nën 2 për qind.

Standardi i lartë i UEFA-së është një gjë që nuk mund prej përpara të garantohet, andaj Bilbao është gati të ankimojë këtë vendim në gjyq dhe të kërkojë dëmshpërblim nga UEFA.

Mediat në Spanjë raportojnë se zëvëndësimi për stadiumin “San Mamesh”, do të jetë “Ramon Sançez Pizhuain” në Sevilja. Kujtojmë se Bilbao është një ndër të rrallët që potencoi se nuk mund të garantojë asgjë për fansat në tribuna.