Sevilla ka shkaktuar befasinë në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Manchester Unitedin për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës evropiane. Spanjollët mposhtën “Djajtë e kuq” me dy gola të realizuar nga Ben Yedder në minutat 74 dhe 78. Golin e nderit për Unitedin në këtë takim e realizoi Romelu Lukaku në minutën e 84.
Në takimin tjetër Roma ka fituar takimin me Shakhtar Donetskun me rezultat 1 me 0 ndërsa kalon tutje me golin e realizuar si mysafir në Ukrainë.