Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, sot zhvilluan bisedime në Pekin në vigjilje të një samiti trepalësh i cili do të organizohet nga Kina, transmeton gazeta KOHA.
Kryeministri kinez Li Keqiang, homologu i tij japonez Shinzo Abe dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon, do të takohen në Takimin e 8-të të Samitit Trilateral në qytetin jugperëndimor Chengdu më 24 dhjetor.
Siç u citua nga organizata ndërkombëtare e mediave të Kinës, XiTN, duke theksuar se Kina dhe Koreja e Jugut janë “vende të rëndësishme në Azi dhe në botë”, Xi tha se të dy vendet duhet të forcojnë lidhjet bilaterale dhe të zgjerojnë koordinimin në platforma shumëpalëshe.
Të dy udhëheqësit gjithashtu përsëritën vendosmërinë e tyre për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean dhe të vazhdojnë të mbështesin procesin e paqes me Korenë e Veriut, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap me qendër në Seul.
“Kina dhe Koreja e Jugut duhet të bashkojnë forcat për të bërë Korenë e Veriut dhe SHBA-në të mbajnë momentumin e dialogut”, u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial i Koresë së Jugut, Ko Min-jung
“Mbajtja e momentumit të dialogut Kore e Veriut-SHBA është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Moon.