Seul, 2 tetor 2018 – Ministri jugkorean për bashkim, Ço Mjong-gjon para deputetëve deklaroi se Koreja e Veriut në arsenalin e vet bërthamor ka prej 20 deri 60 bomba.
kjo është hera e parë që një funksionar jugkorean të flasë publikisht për vëllimin e arsenalit të fshehtë bërthamor të Phenianit.
Ministri Ço Mjong-gjon e deklaroi këtë dje, si përgjigje ndaj pyetjes së deputetëve, duke përmendur se informata është marrë nga shërbimet zbuluese.Ministria e Ço kumtoi se deklarata e tij nuk do të thotë se Koreja e Jugut do ta pranojë Korenë e Veriut si shtet bërthamor.