Setien zbulon objektivin, ka një mesazh edhe për Messin

2

Barcelona do të luajë nesër kundër Ibizas në Kupën e Mbretit. Takimi që do të zhvillohet në orën 19:00 do të jetë i dyti për teknikun Quique Setién. Numri një i stolit ka folur para ndeshjes dhe ka prekur dhe tema delikate, si ajo e Lionel Messit dhe filozosë së tij.

Messi – “Pushim? Duhet ta shohim në stërvitjen. Unë kam një ide timen dhe po mendoj të hedh një formacion mirë në fushë. Do të vendosim në stërvitje se çfarë do të ndodhë. Të gjithë e dinë se kush është Messi. Ashtu si me futbollistët e tjerë do të mundohem t’i bind se kush është më e mira për ta. Unë do të jap mendimin tim, më pas mund të diskutojmë. Nuk jam një trajner që i imponon diçka. Nuk them që Messi luan në një nivel me të tjerët, por duhet të kemi një filozofi të gjithë bashkë”.

Numri 9 – “Është e vërtetë që po mendojmë të firmosim me një sulmues. Duhet t’i mendojmë gjërat pak më mirë. Jam më i shqetësuar për ndeshjet, ndërsa për temën e sulmuesit më duhet të fjas me drejtorin sportiv dhe të shohim tregun”.

Comments are closed.