Setien me rekord pozitiv ndaj Real Madridit dhe Zidanes, i pamposhtur në Bernabeu

Quique Setien nuk ka humbur kundër Real Madridit në asnjërën nga tre vizitat e tij të fundit në Estadio Santiago Bernabeu. Trajneri i sapoemëruar i Barcelonës regjistroi dy fitore radhazi ndërsa ishte në krye të Real Betis, ndërsa ai arriti një barazim sa ishte te Las Palmas.

Në sezonin 2016/17, kur Los Blancos fitoi të dy trofetë, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, ishullorët po fitonin 3-1 deri në minutën e 86-të përpara se Cristiano Ronaldo të shënonte një dygolësh për t’i marr një pikë Realit.

Një vit më vonë, skuadra andaluziane mundi Los Blancos 2-0 me gola të Loren Moron dhe Jese Rodriguez në atë që ishte ndeshja e fundit e Setien si trajneri i tyre.

Trajneri i ri i Barçës ka regjistruar një rekord të ekuilibruar: me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Setien duke festuar një fitore ndaj Realit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)