Ish-trajneri i Barcelonës Kike Setien ka paditur klubin katalanas në lidhje me kontratën. Tekniku që drejtoi ekipin blaugrana në periudhën janar-gusht 2019 befasoi me deklaratën e tij të fundit se klubi katalanas nuk i komunikoi zyrtarisht shkarkimin në muajin gusht, kur në vend të tij u emërua Ronald Kuman.
62-vjeçari kërkon që klubi t’i paguajë siguracionet pasi sipas kontratës, ai ka dhe një vit bashkëpunim me Barcelonën.
“Barcelona nuk më ka kompensuar, madje nuk më kanë ofruar asgjë. Ata nuk më telefonuan për të më thënë se u shkarkova si trajner”, bëri me dije Setien për “Cadena COPE”.
Setien zëvendësoi në janar të këtij viti Ernesto Valverden te Barcelona, por dështoi në të gjitha garat për të marrë trofe. Ai e mbylli kapitullin te Barcelona me eliminimin e turpshëm 8-2 nga Bajerni në Ligën e Kampioneve.