Barcelona dëshiron të arrijë marrëveshje me Boca Juniors për transferimin e mbrojtësit të talentuar, Santiago Ramos Mingo. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Palët mund të arrijnë marrëveshje nëse gjiganti nga La Liga paguan një kompensim të përshtatshëm për 18 vjeçarin.
Boca Juniors nuk e kundërshton largimin e tij andaj Mingo mund të bëhet përforcim i ardhshëm i trajnerit të ri të Barcelonës, Quique Setien.