Ministrat e punëve të jashtme para pak kohe u kthyen në tryezën punuese në Këshillin e BE-së në Luksemburg, ku vazhdojnë diskutimet për caktimin e fillimit të negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Ministrat deri më tani kanë qenë në drekë pune ku, gjithashtu, kanë vazhduar diskutimet e tensionuara në këtë temë, janë realizuar disa takime dypalëshe, por tash për tash ende nuk ka progres, njofton korrespondenti i MIA-s.
Ministri çek i Punëve të Jashtme theksoi se nëse ka zgjidhje për bisedime sot për Maqedoninë dhe Shqipërinë, atëherë çështja dërgohet në këshillin e ardhshëm ministror në korrik me siguri, por se liderët të enjten nuk do të mund të marrin vendim në këtë temë.
Të gjitha opsionet janë në tryezë, por është gjithnjë e më sigurt se bie varianti për caktim të bisedimeve deri në verën e vitit 2019, sepse Franca refuzon çfarëdo përmendje të datës në konkluzionet.
Shqyrtohet edhe opsioni që të ndahen Shqipëria dhe Shqipëria, por pak veta mbështesin mundësi të këtillë, dike përfshirë edhe Francën, e cila insiston që të shkojnë në pako sepse Komisioni Evropian kështu ka rekomanduar, brifojnë burime diplomatike, por se negociata me asnjërën nuk mund të fillojnë para zgjedhjeve evropiane në verën e vitit 2019.
Nuk përjashtohet as mundësia që Maqedonisë t’i ndahet procesin i skriningut, por pa datë eksplicite për bisedime që të qetësohet opinioni francez, ndërsa vendimi për Shqipërinë të anulohet për pjesën e dytë të vitit.
Është i mundur edhe anulim i vendimit për dy vendet, diçka që vështirë kalon tek shumica e vendeve-anëtare që konsiderojnë se Maqedonia duhet të shpërblehet për Marrëveshjen me Greqinë.
Ministrat do të duhet në orët në vijim t’i përfundojnë diskutimet, duke pasur parasysh atë që një pjesë e madhe e tyre duhet të largohen në shtetet e tyre, kështu që nuk mbetet shumë kohë për arritje të marrëveshjes përfundimtare për Maqedoninë.