Nuk është vetëm Paris Saint-Germain që kërkon mbrojtësin Leonardo Bonucci, teksa Manchester City dhe New York City gjithashtu po vëzhgojnë situatën e italianit.
Sipas Sportitalia, tre ekipe jashtë Italisë kanë kërkuar informacione, por deri tani nuk ka pasur negociata.
Pep Guardiola ka thënë disa herë më parë se e konsideron Bonucci-n si një prej lojtarëve më të mirë në botë, jo vetëm në mbrojtje, por edhe për aftësinë teknike.
Është raportuar më parë se PSG është gati t’i japë një rrogë 7 milionë euro 32-vjeçarit, por sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i ri Maurizio Sarri e ka telefonuar personalisht lojtarin për t’i thënë se mbetet në planet e tij.
Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse konfirmohet blerja e De Ligt dhe bardhezinjtë do të kishin pesë qendërmbrojtës në skuadër.