Duke qenë se në ditët e sotme programet e rregullimit të fotografive janë shumë të popullarizuara, duket e vështirë ta besosh nganjëherë se pas një imazhi të bukur nuk ka ndëryrje të tilla.
Megjithatë, ka edhe të atilla që pavarësisht se duken aq të përsosura qëndrojnë të vërteta dhe nuk janë të rregulluara me ndonjë program të veçantë. Një të tillë po ua sjellim më poshtë e cila është aq e bukur saqë vështirë besohet se është e vërtetë.
Kjo fotografi është realizuar në Tajlandë, në të cilën janë në fokus një grua dhe dy vajza, të cilat janë të ulura në një grumbull rrjetash peshkimi.
Në Nakhon Si Thammarat, që ndodhet në Tailandën jugore, përpunimi i rrjetave të peshkimit është ndër punët më të njohura atje.
Në fotografi shihet një familje e ulur në një grumbull rrjetash peshkimi. Nëse shikoni nga afër, ju mund të shihni mjetet në duart e tyre, teksa nëna i mëson fëmijët e saj se si të riparojnë rrjetat.