Donald Trump thuhet se është nominuar për çmimin Nobel të Paqes për vitin e dytë radhazi. Sipas “AFP” presidenti është nominuar nga ” një amerikan i paidentifikuar “, i cili dëshiron që Trump të njihet për “paqen që po mundohet përçojë përmes ideologjisë dhe guximit të tij” . Dita e fundit për të paraqitur kandidaturat për çmimin ishte të mërkurën dhe fituesit do të shpallen më vonë gjatë vitit, raporton “Syri.net”. Lista për kandidatët e Çmimit Nobel për Paqe nuk është publikuar nga komisioni për 50 vjet, por ata që kanë dominuar kandidatët mund të shpallin publikisht zgjedhjen e tyre. Trump u nominua gjithashtu edhe për çmimin e vitit të kaluar, kur ishte endet thjesht një kandidat për nominimin republikan. Por çmimi i shkoi Presidentit të Kolumbisë, Juan Manuel Santos për përpjekjet e tij gjatë luftës me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).