Daniel Serwer, njohës i çështjeve të Ballkanit tha se ideja e përfolur për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do ta destabilizonte rajonin.
Mirëpo profesorit nga Shkolla e Studimeve të Avancuara “John Hokpkins University, evropianët nuk lejojnë një gjë të tillë.
Serwer këto komente i bëri në konferencën “Dialogu Kosovë-Serbi: Normalizimi ose status-quo e përkeqësuar”.
“Sa i përket largimit të njerëzve nga pjesa e Ibrit, nuk besoj se evropianët do pranojnë një gjë të tillë. Ju kujtohet çështja e Gjermanisë, ndarja por që u ribashkua përsëri. Ndërrimi i territoreve do destabilizojë rajonin”.
“Sa i përket ndarjes së Kosovës nuk kemi plan të caktuar të qasjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë ku e ka bërë të qartë se propozimi njëanshëm nuk do kalojë, duhet të jetë reciprok. Një ide të tillë të shkëmbit ai e quan fantazi ndërsa u shpresë se është e pakuptimtë ngutia që Kosova po paraqet në këtë fazë, ndërsa tha se kjo nguti do të jetë si shkak i bisedimeve me Trumpin”.
“Nuk e shoh si Vuçiq do heqë dore nga pjesa e Serbisë ashtu si Thaçi të heq dorë nga veriu. Njerëzit vijnë me të tilla fantazi. Nuk e kuptoj pse Kosova ndihet në presion sa i përket afatit kohor. Kosova duhet të dijë se kur Serbia hyn në fazën e fundit të hyrjes në BE, parakushti është që të kenë marrëdhënie të normalizuara me Kosovën. Mendoj se ngutia e tyre vjen pas premtimit të Trumpit që do t’i sjellë në atë ‘kopshtin me trëndafila’”, raporton EO.
Serwer tha se tensionet po rriten për shkak të disa medieve, teksa shtoi se ushtria e Kosovës mund të jetë frikë për Serbinë.