Ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë një rrezik i madh për gjithë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington.
Sipas tij, Serbia gjithmonë ka dashur ta ndajë Kosovën, por risi është insistimi i presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjojë kufirin në pjesën lindore.
Ai për Radio Evropën e Lirë ka thënë se Serbia dhe Kosova tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe duhet ta mbyllin sa më shpejt që është e mundur.
REL: Pse diskutimet për ndarjen e Kosovës po vazhdojnë përkundër qëndrimit të Berlinit dhe Londrës se
“Nuk besoj se ekziston ndonjë provë e mbështetjes së kësaj ideje nga amerikanët. (Kryeministrja serbe) Brnabiq dhe (ministri punëve të Jashtme) Daçiq erdhën në Uashington duke shtyrë fuqishëm këtë ide përpara, përfshirë edhe përmes njerëzve që ishin të afërt me presidentin Trump dhe amerikanët thanë: “Në rregull, ne do të dëgjojmë se çfarë keni për të thënë, ejani te ne me disa ide”. Nuk mendoj se amerikanët kanë menduar ndonjëherë që faktikisht të aprovojnë idenë, ata vetëm kanë menduar që të dëgjojnë dhe kjo është interpretuar në Ballkan si mbështetje. Unë nuk shoh mbështetje për ndonjë ide për ndarje në Uashington dhe mendoj se në fund amerikanët do të thonë një jo shumë të qartë” ka thënë Serwer.