Beograd, 11 qershor – “Aleksandar Vuçiq, dëshmoi se në këtë moment, nuk kërkon zgjidhje të sinqertë për kontestin kosovar”, deklaroi Daniel Server, profesor në Universitetin e Uashingtonit Xhons Hopkins dhe ekspert për Ballkanin për Zërin e Amerikës.
“Mendoj se njerëzit këtu janë në mashtrim, se ai është i gatshëm të bëjë kompromis historik”, deklaroi Server, duke shtuar se beson që nuk ka kurrfarë dyshimi se Ivica Daçiq dhe Ana Bërnabiq janë njerëzit te të cilët udhëheqësit kosovar kanë shumë besim.
Duke folur për vizitën e Methju Palmer, zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së në Beograd dhe bisedat me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, Server potencoi se liderët e Serbisë dhe Kosovës nuk shprehën dëshirë për dialog, të bëjnë një hap si Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të cilët e përfunduan kontestin njëdekadësh mes Maqedonisë dhe Greqisë.
I pyetur se çka mund të jetë qëllimi i vizitës së Methju Palmer, në shikim të asaj që zyrtarisht asgjë e re nuk është publikuar, Server u përgjigj se mendimi i tij është që ai vetëm është munduar sërish t’i ngritë punët, theksoi Server për Zërin e Amerikës.
Në lidhje me samitin e ardhshëm në Paris përkushtuar Kosovës, Server deklaroi se qëllimi kryesor në këto takime është ta ristartojnë dialogun. “Nëse nuk arrijnë në atë, atëherë me vend humbet poenta e të gjithave. Francezët ndoshta nuk do ta ndajnë këtë mendim, sepse thonë që nismat e tilla i kthejnë në lojë në nivel ndërkombëtar. Mendoj se për momentin nuk ekzistojnë kushte për arritje të marrëveshjes, e cila ka vëllim më të gjerë”.
I pyetur nëse ndarja, ndërrimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve ende janë reale, Server tha se atë e përshkruan si gjendje zombie.