Shkup, 24 prill – Trekëndëshi nga i cili varet avancimi i Ballkanit janë SHBA-ja, BE-ja dhe ju. Kur këta tre palët janë të harmonizuar, asgjë nuk mund t’i pengojë. Kur janë jashtë barazimit të gjitha çështjet madje edhe ato të cilat mund të ndikojnë në paqe dhe stabilitet janë nën rrezik.
Këtë e theksoi eksperti për Ballkanin dhe profesor në Universitetin “Xhon Hopkins” nga Uashingtoni në Komisionin e sotëm kuvendor për çështje evropiane duke e komentuar Raportin për avancimin e Maqedonisë që e publikoi Komisioni Evropian.
Ai theksoi se BE-ja ka kaluar 10 vite të vështira, ndërsa ndryshime kanë ndodhur edhe në administratën e SHBA-së. Por edhe krahas të gjitha atyre ndryshimeve dhe pasigurive, SHBA-ja dhe BE-ja dhe politika e tyre ndaj Ballkanit mbetën të njëjtë dhe kjo është, shtoi, që të gjitha vendet e Ballkanit të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së të bëhen anëtarë të saj.
“Kjo është siguria më e mira të cilën e kemi për paqe dhe siguri të vazhdueshme. Edhe pse keni dyshime për Evropën dhe Evropa kishte dyshime për ne, por ekonomia e Evropës ngadalë po rikuperohet dhe u bë shumë më e kujdesshme ndaj problemeve të cilat i krijoi Putini nga invazioni i Ukrainës, tentimi për grusht shtet në Mal të Zi në vitin 2016 dhe tentimi për vrasjen e ish-agjentit rus Skripal gjatë këtij viti. BE-ja e shqetësuar nga situata me Rusinë në muajin shkurt e hapi dritaren për negociata politike. Ata të cilët do të kualifikohen nga Ballkani deri në vitin 2025, mund të shpresojnë se do të bëhen anëtarë dy vjet më vonë. Sa mundësi e pabesueshme është kjo? Do të jetë e vështirë të hyhet në BE sepse asgjë nuk është e garantuar, por kjo është edhe një mundësi e pabesueshme që vendi ynë të hyjë në rrugën për anëtarësim në BE dhe në NATO”, tha Server.
Ai u përqendrua në të gjitha reformat të cilat vijnë para Maqedonisë dhe të cilat janë të theksuara, siç tha dhe në vetë Raportin e Komisionit Evropian duke shprehur në nevojën nga depolitizimi i gjyqësisë dhe administratës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj,
Server e përshëndeti edhe kthimin e opozitës në Parlament U përqendrua edhe në kontestin për emrin me porosi të qartë se kjo duhet të zgjidhet si një prej parakushteve për anëtarësim të vendit në BE dhe në NATO.
“Madje edhe nëse i bëni të gjitha gjërat të cilat i kërkon BE-ja, vallë Athina ende do të jetë problem? Përgjigja e shkurtër është po, por keni zgjedhje. Ekzistojnë dy drejtime – spirale në rënie e dëshpërimit dhe sipas meje ky është një skenar i trishtuar dhe drejtimin tjetër të cilin e keni zgjedhur para një viti është që të ngriheni, gjegjësisht ajo është spiralja e cila i pranon kushtet e NATO-s dhe të BE-së dhe e mban shtetin në këtë nivel dhe e cila me kalimin e kohës do ta ngrejë dhe kjo është ajo që unë do ta përzgjidhja”, tha Server.
Në seancë, fjalime të tyre patën edhe kryeministri Zoran Zaev, euroambasadori Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuar në parlament.