Athinë, 23 mars – Gjatë ditës së djeshme, nga orët e pasdites deri në orët e mbrëmjes, me ndërprerje, ka pasur incidente të reja në kufirin e Greqisë me Turqinë në Evros, publikuan mediat lokale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informatave të njëjta, policët grek janë sulmuar me gaz lotsjellës nga ana turke dhe ka pasur përpjekje të re të pasukseshme për hyrje ilegale nga Turqia në Greqi.
Një grup i emigrantëve kanë shkaktuar dëm të vogël në njërën pjesë të rrethojës mbrojtëse, në përpjekje për ta shkatërruar, por janë penguar nga policia greke.