Ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar sërish nuk ia dolën të bien dakord për një alternativë lidhur me planiin për Brexit të Kryeministres Theresa May, duke zgjatur kështu bllokimin politik.
Deputetët kanë votuar për hapat e mundshëm të ardhshëm për Brexit, në një përpjekje për të thyer bllokadën në Parlament.
Ata votuan për katër opsionet për largimin nga BE-ja, duke përfshirë edhe opsionin për një bashkim doganor dhe një marrëveshje të stilit Norvegjez – duke e mbajtur Britaninë e Madhe në tregun e vetëm – por asnjëri prej tyre nuk e fitoi shumicën.
Votat nuk ishin ligjërisht të detyrueshme, që nënkupton se qeveria nuk do të ishte e detyruar të miratojë propozimet.
Plani i Theresa May i negociuar me BE-në është hedhur poshtë dy herë me vota historike në Parlamentin Britanik.