Shkup, 23 shtator – Çmimi me pakicë i benzinave prej të hënës në mesnatë rritet prej dy deri në 2.5 denarë, përderisa i dizelit për 1.5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 69.50 denarë për një litër, i Eurosuper BS 98 do të jetë 72 denarë, ndërsa Eurodizeli do të shitet nga 64 denarë për një litër. Për një denar rritet çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe do të jetë 53.50 denarë për një litër.
Rritje ka edhe te çmimi me pakicë i mazutit i cili do të shitet nga 34.034 denarë për një kilogram. Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditore shënojnë rritje te benzina në mesatare për rreth 8.97 për qind, te dizeli ka rritje mesatarisht për rreth 5.35 për qind, te vaji ekstra i lehtë rritje mesatarisht për rreth 4.39 për qind dhe te mazuti rritje mesatarisht për rreth 10.77 për qind.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar shtatëditore ishte 55.6238 denarë për një dollar dhe është për 0.39 për qind më i ulët nga kursi i dollarit sipas të cilit ishin formuar çmimet me llogaritje paraprake.