Berlin, 13 nëntor – Një hulumtim britanik tregoi se sasia e dyoksid karbonit që lëshohet në atmosferë është rritur për dy për qind në vitin 2017, duke arritur rreth 41 miliardë tonë.
Lëshimi i rritur i gazit vjen pas tre viteve, në të cilët nuk është shënuar rritje në lëshimin e CO2, gazi për të cilin shkencëtarët paralajmërojnë se shkakton efekt të kopshtit të qelqtë dhe e ngroh planetin, njofton agjencia e lajmeve DPA.
Shkencëtarë nga Universiteti britanik i Anglisë Lindore e kanë matur lëshimin e dyoksid karbonit nga ana e kapaciteteve industriale dhe të gjithë burimet e tjera të CO2 për të cilët është përgjegjës njeriu. Ata e publikuan hulumtimin e tyre në disa revista shkencore, ndërsa në vigjilje të konferencës klimatike e cila mbahet në Bon, Gjermani.
Hulumtimi ka treguar se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë zvogëluar sasinë e lëshuar të dyoksid karbonit për 0,4 gjegjësisht 0,2 për qind, por vlerësohet si djegia e rritur e qymyrit në Kinë dhe SHBA do ta anulojë progresin e arritur gjatë katër viteve të kaluara