Athinë, 28 tetor – Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1.547 raste të reja të Kovid-19, që paraqet numër rekord të të infektuarve të rinj për një ditë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë, e kanë humbur jetën dhjetë persona, ndërsa rritje ka edhe në numrin e pacientëve të hospitalizuar të kyçur në aparate, gjashtë më shumë se dje, gjegjësisht gjithsej 108 persona.
Numri më i madh i rasteve të reja janë në rajonin Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, 419 edhe në Selanik – 384.
Dje në Greqi për herë të parë është regjistruar numër katër shifror të të infektuare nga koronavirusi, numër që sot është rritur në mënyrë shtesë.