Doha, 17 prill – Komisioni Mbikëqyrës i Zgjedhjeve njoftoi për rizgjedhjen e dy grave, pas shpalljes së rezultateve në zgjedhjet lokale në Katar, çka rezultoi pa asnjë ndryshim në raport me vitin 2015, ndërsa në garë ishin pesë gra në mesin e 85 kandidatëve.
Dje, 27 722 katariotë u thirrën për të votuar dhe pjesëmarrja ishte 50,1%, raporton Komisioni.
Fituesit e zgjedhjeve do të rinovojnë Këshillin e Përfaqësuesve Bashkiakë, i vetmi organ i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët në këtë monarki të vogël konservatore të Gjirit.
Në deklaratat për median, një nga dy gratë e rizgjedhura, Sheikha al-Jafairi, raportoi për një pjesëmarrje të madhe të grave në zonën e saj zgjedhore, që dëshmon sensibilizimin e tyre politik.
Ajo pranoi faktin e një përfaqësimi të pamjaftueshëm të tyre, megjithëse do të kishte dashur më shumë gra, duke i kërkuar të mos humbasin shpresën dhe të vazhdojnë të luftojnë.
Kandidatja tjetër e rizgjedhur është Fatima al-Kuwari/ ATSH-AFP