Në Gjykatën Penale të Shkupit sot sërish është shtyrë seanca për rastin “Transportuesi”, në të cilin i akuzuari i parë është kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski. Seanca e sotme gjyqësore është shtyrë për shkak të sëmundjes së njërit nga të akuzuarit. Sipas gjykatëses Lidia Petrovska, meqenëse për shkak se nga e njëjta arsye gjykimi është shtyrë për herë të dytë duhet të hapet mundësia për ndarje të procedurave.
Për këtë shkak, PSP kërkoi paraprakisht të caktohen disa seanca dhe të evitohet shtyrje e mëtutjeshme. Caktimi i seancës për muajin e ardhshëm ishte problem për njërin nga të akuzuarit, Xhimi Micevski të arrijë në gjykim, sepse në atë periudhë ai ishte në turne të caktuar me grupin “Molika” në Australi. Micevski kërkoi nga gjykatësja të caktohen seancat pas kthimit të tij nga Australia në janar, sepse grupi do të pësonte implikime financiare. Në rastin “Transportuesi” janë të dyshuar Taleski dhe rreth 20 persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreth 360.000 eurove.