Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot sërish e anuloi seancën publike për lëndën e formuar pas ankesës ndaj aktgjykimit të miratuar nga Gjykata e Apelit Shkup, lidhur me vrasjen tek Liqeni i Smillkovës gjegjësisht rastin “Monstra”. seanca është ricaktuar për më 12 shtator.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë njoftoi se seanca publike për këtë lëndë lidhur me vrasjet tek Liqeni i Smillkovcës, është anuluar me kërkesë të mbrojtësit avokatit Asmir Alispaiq, në të cilën ka theksuar se do të mungojë nga Republika e Maqedonisë në periudhën nga 28 qershori e deri më 10 korrik dhe për dëshmi ka dërguar rezervim të fluturimit me aeroplan.
Nga Gjykata informojnë se seanca publike për këtë lëndë është caktuar për më 12 shtator të vitit 2017, në orën 11, në sallën e madhe të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë. Më 12 prill të vitit 2012, në të Enjten e Madhe, tek Liqeni i Smillkovës, u vranë katër djelmosha të moshës nga 18 deri në 21 vjeç nga lagjja Radhishan i Shkupit – Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cevtanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45-vjeçari Borçe Stevkovski nga fshati Creshevë.
Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” dënim me burgim të përjetshëm u shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit, Agim Ismailoviqit, Fejzi Azirit, Haki Azirit dhe Sami Lutës. Vetëm i akuzuari i pestë, Sejdi Rami, mori aktvendim lirimi, për shkak të “mospasjes së dëshmive të fuqishme për konfirmim të fajit”. Ende po pritet për ekstradim nga Kosova të të akuzuarve të parë Afrim Demiri dhe Agim Ismailoviq, të cilët janë dënuar në mungesë.