Seanca e Komisionit Kuvendor për Politikë të Jashtme, në të cilën fjalim për politikën e jashtme duhej të mbajë shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, sërish është anuluar.
Seanca e këtij Komisioni deri tani disa herë ishte anuluar.
Ministri Dimitrov nuk arriti të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit, sepse kryetari i Komisionit Antonio Milloshoski kërkonte nga deputetët të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takime të liderëve, të mbajtura te presidenti i Republikës së Maqedonisë. Materialet, sipas Milloshoskit, janë të rëndësishme për politikën ndërkombëtare dhe për punën e ministrit Dimitrov.