Sërish aktiv vullkani Merapi në Indonezi

19

Xhakarta, 19 prill – Vullkani Merapi në ishullin Java në Indonezi ka shpërthyer herët në mëngjes, duke hedhur llavë të zjarrtë 16 herë, kumtoi agjencia për vullkanologji në vend, transmeton DPA.

Llava ka udhëtuar deri në 1,500 metra në pjerrësinë jugperëndimore  të vullkanit nga mesnata deri në orën 06:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, njoftoi agjencia gazetareske shtetërore Antara, duke i’u referuar të dhënave nga Agjencia gjeologjike nacionale.

Nuk ka raporte për viktima dhe niveli i alarmit të vullkanit mbeti në nivelin e dytë më të lartë.

Merapi, vullkani më aktiv në vend, rregullisht erupton nga nëntori i vitit të kaluar.

Në rrethin e fundit vdekjeprurës të shpërthimeve në vitin 2010, më shumë se 340 njerëz humbën jetën, ndërsa 60.000 ishin shpërngulur.