Serie A në epokën e VAR ka shkuar që tani një rekord me 33 penallti të akorduara nga arbitrat pas vetëm 7 javësh, një statistikë historike që tregon se 11-metërshta janë dyfishuar në krahasim me sezonet e kaluar. VAR është bërë tashmë pjesë e futbollit modern dhe pavarësisht polemikave siç ka ndodhur edhe në fundjavë, publiku në stadiume dhe përmes ekranit të vogël ka mësuar të njohë pauzën e pazakonshme, për të parë pamjet filmike të përsëritura.
Sipas ekspertëve të futbollit në Itali, kanë rënë ndjeshëm ndëshkimet në Serie A pasi teknologjia po funksionon më mirë se në ligat e tjera. Sipas statistikave të përpunuara, risi tjetër është numri i madh i ndryshimit të vendimeve të arbitrave pas përdorimit të sistemit VAR. Në 69 ndeshjet e para ku mungon vetëm Sampdoria-Roma, pati 21 vendime të kthyera dhe nga këto, 11 i takonin pikërisht penalltive. Në plot 6 raste, gjyqtarët pasi janë konsultuar me kolegët para ekranit të vogël, kanë dhënë penallti që nuk i kishin menduar më parë. Gjyqtarët me më tepër ndëshkime të tilla janë Fabbri e Gavilluçi, me nga 4 penallti secili.