Tre fitore, në tre ndeshje dhe nëntë pikë të mbledhura. Java e dytë e “Champions League” ka dhuruar kënaqësi për Juventusin, Roman dhe Napolin, skuadrat italiane të përfshira në veprimtarinë elitare. Ky sukses i trefishtë, pas një fillimi jo të mirë, e ngjit futbollin e Serie A në vendin e tretë të klasifikimit të UEFA për klube, në dëm të Gjermanisë. Italia kishte qenë për herë të fundit mes “Top 3” në vitin 2010, kur Interi realizoi “tripletën” me Hoze Murinjo në stol. Me riformatimin e “Champions League”, e rëndësishme është një vend mes katër të parave dhe faktikisht Serie A e ka siguruar.
Megjithatë, rikthimi në podiumin e kampionateve më të forta, pas Spanjës dhe Anglisë është një prestigj për skuadra e Serie A. Parakalimi ndaj Bundesligës ka ardhur edhe nga fakti që tre skuadrat gjermane, Bajern, Dortmund e Laipzig u mposhtën përkatësisht nga PSZH, Real dhe Beshiktash, ndërsa Hofenhaim u eliminua në plej of. Koeficientet e UEFA: 1. Spanja (92.71), 2. Anglia (66.03), 3. Italia (64.08), 4. Gjermania (63.99), 5. Franca (48.74), Rusia (45.58)