Totali i secilës prej java të kampionatit është mesatarisht 9,5 milionë shikues: bëhet fjalë për një rritje mesatare prej 500 mijë telespektatorësh për javë. Mjafton të mendohet se në javën e fundit plot katër ndeshje kanë kaluar 1 milion telespektatorë: Cagliari-Juventus (2,4 mln), Lazio-Milan (1,9), Napoli-Genoa (1,2) dhe Crotone-Roma (1,1). Në përgjithësi, në javën e 24-t, janë plot 12,5 milionë shumë tifozë që ndjekin futbollin në televizor në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar: duke mbledhur të gjitha javët, ndeshjet e Serie A të këtij sezoni janë ndjekur nga 200.917.810 teleshikues, në krahasim me 188.409.528 të sezonit të kaluar. Rekordi absolut i këtij sezoni është vendosur në ndeshjen mes Juventus dhe Inter (3,7 milionë teleshikues). Në podiumin e ndeshjeve më të ndjekura është edhe Milan-Juventus e 22 tetorit të kaluar (3,3 milionë) dhe Fiorentina-Juventus e 15 janarit (3,2 milioni). Domethënë, tre ndeshjet më të ndjekura janë të gjitha sfida ku ka luajtur Juventus, që shfaqet edhe në 3 të tjera mes 10 takimeve më të ndjekura të këtij sezoni. Mbas bardhezinjve, skuadrat që janë ndjekur më shumë në katër raste janë Inter dhe Milan, Roma në 3 raste, Napoli në 2 dhe Fiorentina në 1.