Seriali i famshëm amerikan do të rikthehet sërish në ekran. Kërkesat e shumta të fansave për të rikthyer këtë serial që ka mbajtur pranë ekranit miliona shikues duket se po bëhen realitet, pasi aktorët e kastit shprehehn se mbeten vetëm procedurat burokratike.
Për të rikthyer serialin e dashur nga shumë shikues do të kujdeset platforma amerikane HBO Max e cila do të rkthej këtë serial nëpërmjet platformave online që posedon.
Kasti i filmit do të jetë i njëjti siç ka qenë në fillim, këtë e bëri të ditur edhe Jennifer Aniston e cila pasi hapi llogarinë e saj në Instagram publikoi një foto të gjithë aktorëve së bashku.
Ende nuk ka një datë konkrete për publikimin e serialit, por një gjë është e sigurtë ky serial rikthehet dhe fansat nuk mund të jenë më të lumtur se kaq.