Rajoni i Dalmacisë natën e kaluar u kaplua nga një erë e fuqishme dhe e thatë, që shkaktoi shpërthimin e disa zjarreve në afërsi të Splitit, Makarskës, Solinit dhe Zarës.
Vetëm në rajonin e Makarskës u regjistruan katër zjarre, ndërsa sot në mëngjes, rreth orës 5, zjarr shpërtheu edhe në afërsi të Solinit, ku stihia e zjarrit kaploi pyllin e pishave.
Në afërsi të Splitit zjarri shpërtheu mbrëmë rreth orës 23 në vendin Bërda, ku zjarri kaploi barin dhe pyllin me trungje të shkurta. Zjarri u shua gjatë natës, ndërsa gjatë shuarjes më lehtë është lënduar një zjarrfikës.
Zjarre më të vogla kanë shpërtheyer edhe tek vendet Nin dhe Vërgorac, në afërsi të Zarës.
Zjarret janë përhapur shpejtë për shkak të erës së fuqishme, e cila ka vështirësuar shuarjen e tyre.(koha.mk)